×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq për takimin në Ohër: S’ka kuptim pa Asociacionin

    Insajderi
    13 March 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Nëse s’janë në gjendje as të bisedojnë e lëre më të zbatojnë Asociacionin e Komunavce me Shumicë Serbe, nuk shoh as se çfarë kuptimi mund të ketë takimi në Ohër”, ka thënë Presdidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak para takimit me Përfaqësuesin Special të BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Insajderi.

    Vuçiq tha se nuk dëshiron të flasë më shumë rreth takimit me Lajçakun, por se do të zhvillojë takime pune gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

    “Sot flas me Miroslav Lajçakun, ndërsa të mërkuren dhe të enjten do t’ju konkatojë para udhëtimit për në Ohër, dhe t’ju them se si i shoh të gjitha gjërat, dhe çfarë mendoj se duhet të bëj në periudhën në vijim”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

    Takimi mes Vuçiq dhe Lajçak në Beograd do të mbahet në ora 14:30 të pasdites në Presidencës e Serbisë ndërsa pritet të lëshohet edhe një komunikatë për media pas takimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark