×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq për zgjedhjet në Veri: Kurti pësoi disfatë, ndodhën ndryshime tektonike

    Insajderi
    24 April 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar për zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.

    Vuçiq ka thënë se dje u bë kryengritje politike paqësore e popullit serb në Kosovë duke iu referuar mosdaljes në votime.

    “Ajo që ndodhi dje ishte disfatë e Albin Kurtit dhe regjimit të tij. Dje populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht tjetër mbi të gjitha nga bashkësia ndërkombëtare, kërkon respekt më të madh, kërkon dialog, dialog real dhe jo imponim”, ka deklaruar Vuçiq, përcjell Insajderi.

    Tutje, atë që ndodhi dje në zgjedhjet në veri, presdienti serb i quajti “ndryshime tektonike”.

    Zgjedhjet në veri u bojkotuan nga Lista Serbe me direktiva të Beogradit zyrtar. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark