Insajderi
Lajme

Vuçiq reagon pasi Siria njohu dje Kosovën shtet, thotë se ndikoi shumë Turqia

Insajderi
30 October 2025 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq reagon pasi Siria njohu dje Kosovën shtet, thotë se ndikoi shumë Turqia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë sot se lajmi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Siria ishte i pritshëm,.

Sipas tij, Siria tashmë është nën ndikimin e madh të Turqisë dhe një vendim i tillë s’është gabim të thuhet që ishte i pritshëm të ndodhte.

Presidenti serb e ka vajtuar kohën kur Bashar Al Assad ishte në pushtet, duke thënë se ai kishte qëndrim të pavarur dhe të lirë.

“Lajmi i pritur është njohja nga Siria. Ishte e qartë sa shumë kishte rëndësi qëndrimi i pavarur dhe i lirë i Bashar al-Asadit sa kohë që ai ishte në pushtet. Është e qartë se kur dikush vjen në pushtet që është nën ndikimin e madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia, nuk është e pavend të theksohet se kjo ishte e pritshme”, ka thënë Vuçiq sot për gazetarët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark