×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vuçiq refuzon të takohet me Kurtin në Bruksel, kërkon largimin e policisë dhe kryetarëve nga komunat në veri

    Insajderi
    18 June 2023 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot në një fjalim të jashtëzakonshëm, se Serbia do të reagojë “nëse nuk mund t’i mbrojë njerëzit nga përndjekja, por askush nuk duhet të shqetësohet se ne do ta bëjmë këtë pa u njoftuar në NATO dhe jashtë marrëveshjeve që janë nënshkruar”.

    Ai shtoi se pret që kryetarët e komunave në veri të Mitrovicës të japin dorëheqje dhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës.

    Sipas tij, deri atëherë nuk dëshiron të takohet dhe të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel.

    “Vendimet do i marrim vetë, nuk do të konsultohemi me askënd. Nuk kemi asnjë detyrim ndaj askujt tjetër. Sa i përket dialogut, ai është krejtësisht i pakuptimtë”, ka theksuar Vuçiq.

    Ai theksoi se për shumë vite është përpjekur të ‘ruajë paqen dhe stabilitetin në çdo mënyrë’.

    “Vendi ynë dha gjithçka për ta bërë këtë. Pavarësisht nëse dikujt i pëlqen ta dëgjojë apo jo, këto janë fakte dhe të dhëna. Sado të mundohemi të jemi një partner serioz dhe i përgjegjshëm, jemi në rrugën evropiane, por asnjëherë nuk na kanë parë kështu. Nëse nuk vepronim në kërkesën e tyre pa kushte dhe pa diskutim, ne ishim fajtorë. Mund ta shihni vetëm duke dalë, nuk e kishim më. Që nga fillimi i vitit asnjë shqiptar nuk është qëlluar apo plagosur. Ka pasur incidente të vogla të të rinjve serbë dhe shqiptarë, kur shqiptarët po kalonin urën në Mitrovicë”, tha Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark