×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq: Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e rëndë

    Insajderi
    23 May 2023 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pretenduar se situata në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë.

    Ai ka deklaruar kështu për televizionin publik serb, teksa tha se bojkoti i institucioneve të Kosovës solli në ruajtje të paqes dhe stabilitetit, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë, por falë durimit, urtësisë, si dhe bojkotit të institucioneve shqiptare në veri, arritëm të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha ai.

    Vuçiq i ka reaguar edhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pasi që ky i fundit tha se po pret draft-statutin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    “Escobar thotë – tani presim propozimin e Kosovës për Asociacionin. Më duhet t’ia kujtoj dhe ai nuk do të më falë për këtë – të kthehet dhe të rinovojë materialin, të lexojë se çfarë është shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe anekset. Autoritetet e Prishtinës nuk kanë asnjë autoritet as kompetencë as çfarë propozimesh nuk kanë të drejtë të bëjnë”, ka deklaruar më tej Vuçiq.

    Ai tha se autoriteti i vetëm kompetent për këtë është Ekipi Menaxhues i Asociacionit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark