×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq sonte del në vijën kufitare me Kosovën, do t’iu tregojë serbëve çfarë të bëjnë me barrikadat

    Insajderi
    28 December 2022 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte do të takohet sërish me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

    Vuçiq sonte do të dëgjojë mendimet e serbëve nga barrikadat dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre, raporton “Blici” serb, transmeton Insajderi.

    Pritet që Vuçiq të prezantojë qëndrimin e tij për çështjen e barrikadave.

    Ende nuk dihet nëse takimi do të mbahet në Rashkë apo në Rudare, ndërsa “Blic” tashmë ka raportuar se Vuçiq sonte me siguri do të bisedojë me serbët në vijën administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qendrore.

    Vuçiq sot ka biseduar dy orë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se nga Vuciq kanë dëgjuar “lajmin e mirë për lirimin e serbëve” dhe mendimin e tij se “do të ishte mirë të hiqeshin barrikadat”./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark