Vuçiq thërret Radikalët - Sheshel i kërkon largim nga politikat pro BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vuçiq thërret Radikalët – Sheshel i kërkon largim nga politikat pro BE

    Insajderi
    07 June 2016 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleksander Vuçiq, mandatar për themelimin e Qeverisë së re nga Partia Progresiste Serbe, e ka thirrur në takim kryetarin e Radikalëve, Vojislav Sheshel, për t’u konsultuar rreth një bashkëpunimi të mundshëm për formimin e qeverisë së re, shkruan Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.

    Por, siç raporton gazeta serbe, Sheshel ka pranuar të bashkëqeveris me Vuçiq-in vetëm nëse ai pranon të heqë dorë nga politikat e tij pro Bashkimit Europian.

    “Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar në qoftë se ai (Vuçiq) dhe qeveria e tij do të braktiste politikën e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe do t’i kthehej bashkëpunimit me Rusinë”, tha Sheshel.

    Vuçiq pos me Sheshel-in është takuar edhe me të gjitha partitë tjera politike që kanë arritur të kalojnë pragun dhe të futen në Parlamentin e Serbisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark