×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq thotë se Evropa po ua kërkon njohjen e Kosovës

    Insajderi
    07 January 2024 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Evropa po kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën.

    “De fakto ose de jure. Po, po e kërkojnë. Të mos gënjejmë se nuk është kështu. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian, po e kërkon. Në thelb po e kërkon”, tha Vuçiq për TV Pink.

    Më tutje, Vuçiq ka thënë se qytetarët e Serbisë nuk mund të pajtohen për Kosovën.

    “Ne mund ta gënjejmë veten se jemi dakord për atë çështje, sigurisht që nuk jemi. Natyrisht që një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt dhe se Serbia do të jetë sa më e shëndetshme, vetëm se këtë nuk duan dhe nuk e thonë publikisht”, u shpreh Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark