×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq thotë se mbrëmë ka folur 50 herë me Brukselin, tregon se çfarë i kërkuan

    Insajderi
    24 November 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sot për marrëveshjen në mes Beogradit dhe Prishtinës për çështjen e targave.

    Vuçiq ka thënë se pala kosovare ka miratuar vetëm rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe jo ndonjë rezolutë.

    “Nuk kanë miratuar rezolutë, kanë miratuar rekomandime. Rekomandimet e Parlamentit Evropian thonë se ne duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës. Ata po kërkojnë njohje reciproke”, ka thënë Vuçiq, transmeton Insajderi.

    Presidenti serb ka theksuar se mbrëmë ka folur 50 herë me Brukselin.

    Tërthorazi, Vuçiq ka thënë se BE-ja ka kërkuar nga ai të vendosin sanksione ndaj Rusisë por Serbia nuk do ta bëj një gjë të tillë.

    Tutje,

    “Edhe nëse vendosim sanksione ndaj Rusisë, ata do të thoshin se është mirë kjo që keni bërë, por nesër do dilnin me një rezolutë të re. Unë kam mjaft përvojë, jam veteran politik. Kam folur mbrëmë me Brukselin 50 herë. Nuk jam i mërzitur nga rekomandimet e tyre”. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark