×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq thotë se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës, publikon emrat e tyre

    Insajderi
    04 January 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka regjistruar sonte paraqitjen vjetore, duke publikuar kështu të arriturat e vendit që drejton.

    Nga pallati presidencial, siç transmeton media pro-regjimit të Vuçiqit, Kurir.rs, i pari i serbëve ka folur edhe për njohjet e Kosovës.

    Sipas tij, janë nëntë vende që tashmë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Veç kësaj, ai ka publikuar edhe emrat e tyre.

    Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet, sipas Vuçiqit, kanë tërhequr njohjen.

    “Na presin sfida të vështira sa i përket Kosovës. Ne nuk kemi provokuar askë. Nuk kemi bërë asnjë incident. Si mund të quhet provokim kur mbrohet Kushtetuta jonë. Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. Nëntë prej tyre e kanë tërhequr. Tri janë edhe më tutje në mëdyshje”, shtoi tutje ai.

    Kreu serb foli edhe rreth proceseve integruese të Republikës së Kosovës, duke thënë se vështirë që mund të bëjë diçka për në Këshillin e Evropës, porse do të mundohet me çdo kusht për në UNESCO.

    “Po presim vendin e dhjetë që do ta tërheqë njohjen. A mund të bëjmë diçka për Këshillin e Evropës? Vështirë. Për në Unesco? Do të luftojmë”, pohoi Vuçiq.

    Përveç kësaj çështjeje, Vuçiq ka folur edhe për gazsjellësin dhe editorialin e Zeit. Këtu përmendi edhe ish-kancelaren Angela Merkel, duke thënë se kur ishte ajo, ka qenë më mirë.

    Në pjesën ku foli për Kosovën, përmendi edhe kryeministrin Kurti.

    Këtu vlerësoi faktin se deri më tani në Kosovën janë ndryshuar pesë negociatorë, kurse në Serbi veç një.

    Lidhur me këtë, komentoi edhe çështjen e zgjedhjeve, çështje kjo që shpeshherë bëhet lajm edhe në vendin tonë, pasi thuajse shumica e pjesëve të negociatave varen nga zgjedhjet, në të dyja vendet.

    Vuçiq tha se për dhjetë vjet kanë tentuar të bëjnë çmos që ta heqin nga loja, por nuk kanë mundur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark