Insajderi
Lajme

Vuçiq: Tribunali i Hagës ka dështuar ta pajtojë Ballkanin

Insajderi
01 April 2016 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një deklaratë për mediat serbe duke e quajtur Tribunalin e Hagës një institucion të dështuar.

Siç raporton AP-ja, Vuçiq citohet të ketë thënë se Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk ka arritur ta pajtoj Ballkanin.

“Gjykata e OKB-së për krimet e luftës ‘politike’ nuk arriti ta pajtojë Ballkanin”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton AP.

Dje Haga e ka shpallur të pafajshëm, Vojsllav Sheshelin  për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në luftërat e Ballkanit gjatë viteve 1990.

Ndërsa javën e kaluar, Radovan Karagjiq u dënua me 40 vjet burg, që i bie të mbajë 1 orë e 45 minuta për secilën prej 8 mijë viktimave


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark