Aleksandar Vuçiq, është takuar mëngjesin e sotëm në Athinë me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelensky. Vuçiq tha se Zelenski kërkoi këtë takim privatisht.
Pas këtij takimi, Vuçiq iu drejtua mediave. Se çka biseduan njoftoi edhe në Instagram.
Thotë se gjatë këtij takimi me presidentin ukrainas, folën edhe për gjendjen aktuale në Kosovë.
Vuçiq, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë të mirë dhe të hapur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën.
“Një bisedë e mirë dhe e hapur me Presidentin Volodymyr Zelenskiy për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën. Ne i diskutuam ngjarjet në Ukrainë dhe Kosovë, dhe unë edhe një herë theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, të cilin ne e kemi thënë qartë dhe pa mëdyshje që nga fillimi i konfliktit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë Instagram
Gjatë konferencës pas takimit me Zelenskyn, Vuçiq do të takohet edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin malazez Jakov Milatoviq.
“BE po përgatit një program rritjeje për vendet e Ballkanit Perëndimor për muajin tetor. Përveç stimujve për shumë gjëra të rëndësishme, pres një hyrje shtesë të mjeteve për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se presidenti Aleksandar Vuçiq kundërshtoi gjetjen e një dispozite në Deklaratën përfundimtare, për të cilën u ra dakord gjatë një darke të shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, kështu që sipas mediave serbe, kjo dispozitë nuk u miratua as si pjesë e dokumentit është konfirmuar mbrëmë.