×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Vuçiq: Unë me kosovarët flas në mënyrë shumë të ashpër

    Insajderi
    06 October 2020 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhur me vlerësimet se ministrat e qeverisë serbe Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vullin, me deklaratat e tyre janë duke poshtëruar viktimat nga Kosova, Vuçiq ka pretenduar se “ai nuk i ka ndjekur me vëmendje deklaratat e Kryeministrit shqiptar apo të zyrtarëve të Kosovës.

     Ai i ka porositur Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe zyrtarëve tjerë të Kosovës se për Serbinë është me rëndësi të jetohet në paqe me shqiptarët, por se vazhdimisht iu thotë atyre “se nuk ka çekan me të cilin dikush do të na godasë në kokë për t’i dhënë atyre çfarë ata duan dhe se ata të vazhdojnë të sulmojnë ne dhe fëmijët tanë”.

    “Nëse doni të flisni, ne jemi gati, por me forcë dhe presion nuk është e mundur. Dhe këtë unë u them atyre në mënyrë shumë më të ashpër, unë gjithmonë flas se para jush me një ton më të butë, por me ta shumë më ashpër”, lavdërohet Vuçiq para gazetarëve./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark