Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë se kryeministri serb, Aleksandar Vuçic, “po vjen në Kosovë për t’iu thënë serbëve se Kosova është Serbi”.
“Kurse Isa Mustafa i dëbon nga Kosova Boiken Abazin e Arbër Zaimin që angazhohen në mbrojtje të Republikës sonë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Të dielën, Vuçiq pritet që të vizitojë Kosovën. Për ardhjen e tij, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se autoritetet serbe kanë kërkuar leje./Insajderi.com