×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin: Kadri Veseli është përgjegjës për bllokimin e rrugës në Drenicë

    Insajderi
    09 September 2018 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin po e fajëson kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për protestat në Drenicë kundër Vuçiqit.

    Ai gjithashtu ka thënë se Serbia po prêt reagim nga KFOR-i për situatën e krijuar.

    “Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të jetë i pambrojtur. Aktualisht, kanë filluar disa bllokada, burra të armatosur, por po presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli, ai është përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë”, ka thënë Vulini për Tanjug.

    Ndryshe pas protestave, qeveria ia anuloi lejen Vuçiqit për ta vizituar Drenicën. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark