×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vulin: Unë e kam dhënë urdhërin për Sanduloviqin, shërbimet tjera i vrasin tradhtarët

    Insajderi
    06 January 2024 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Politikani serb Nikolla Sanduloviq u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe, e bija e tij kishte thënë se kjo u bë për shkak se ai nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Ish-shefi i BIA-s, Aleksander Vulin, tha se politikani serb, është arrestuar si rezultat i një urdhri që e ka dhënë sa ka qenë në krye të inteligjencës serbe.

    “Sanduloviq është arrestuar sipas një urdhri tim, që mbetet në fuqi edhe pas dorëheqjes time. Ai është ndaluar nën dyshimet për minimin e rendit kushtetues dhe në mënyrë aktive ka mbështetur të ashtuquajturën ndarje të Kosovës”, ka thënë Vulin për Novostin.

    Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, apo Vulin e ka bërë këtë sa për t’ia shpëtuar fytyrën Aleksander Vuçiqit.

    Vulin ka thënë se Sanduloviq është ndaluar “me urdhër timin dhe të prokurorit”.

    Vulin tutje iu ka kërkuar falje serbëve se s’mundet të bëj më shumë lidhur me këto raste.

    “I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj asgjë më shumë. Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktive urdhrat e mi për arrestimin dhe sjelljen e tyre para prokurorëve kompetentë, por është mirë që tradhtarët të kontrollojnë vetën, shpresoj që urdhrat të mos jenë hequr”, ka thënë Vulin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark