Kosova ka nisur sot garat edhe në tenis në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Tenisti ynë, Vullnet Tashi, pësoi humbje në raundin e parë nga tuniziani, Aziz Ouakaa 2:0 në sete (6:3, 6:2).
Duelin e Tashit e ndjekën edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.
Nesër pritet të garojë Vesa Gjinaj, e cila sot ishte e lirë, pasi ka kaluar rrethin e parë pa ndeshje.