Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona që vodhën zinxhirin nga qafa e një gruaje

Insajderi
27 May 2016 - 14:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri të dyshuar për grabitjen e një gruaje.  Bëhet fjalë për grabitjen e një zinxhiri, të cilët njëri nga të dyshuarit ka arritur ta këputa nga qafa e viktimës.

Zinxhirin e vjedhur ata e kanë shitur në njërin prej dyqaneve të argjendarisë.

Personat e arrestuar janë E. E (19 vjeçar) dhe K.ZH (17).

Hetuesit policorë kanë arritur të gjejnë zinxhirin i cili i është kthyer viktimës, po ashtu shuma e të hollave prej 150 eurosh, të cilat të dyshuarit i kishin marrë nga shitja, ku të njëjtat i janë kthyer pronarit të argjendarisë, njofton policia.

Tek personat e dyshuar Policia ka gjetur edhe sasi të substancave të dyshuara narkotike.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese, me vendim të prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark