×
  • Sport
  • Sport

    Vushtrria fiton ndeshjen dramatike ndaj Ferizajt

    Insajderi
    13 May 2023 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vushtrria ka fituar si vendase ndaj Ferizajt për të barazuar në 1:1 serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kështu finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e tretë që luhet mesjavën e ardhshme në Ferizaj.

    Ndeshja e së shtunës përfundoi 23:22 në të mirë të Vushtrrisë.

    Ndeshjen e parë, Ferizaj e kishte fituar me rezultat 25:18.

    Vushtrriaset e nisën më mirë ndeshjen e së shtunës, që ishte dramatike.

    Në minutën e nëntë u shkëputën në 5:2 e më pas në 7:3. Epërsia e Vushtrrisë më pas ishte prej dy-tri golave dhe pjesa e parë përfundoi 13:11.

    Në minutën e 33-të rezultati u barazua në 13:13. Më pas kishim barazim 15:15, 17:17, 18:18, 19:19.

    Ferizaj për herë të parë kaloi në epërsi në minutën e 52-të, 20:19. Më pas mysafiret kishin epërsi 21:20, ndërsa në minutën e 56-të vendaset kaluan para, 22:21.

    Në minutën e 58-të, Arijeta Maloku shënoi për 23:21.

    Në minutën e 59-të, Shkurta Mehmeti realizoi penallti për 23:22. Sulmin e fundit nuk e realizoi Vushtrria, por gol nuk kishte as në anën tjetër. Kështu fitorja me 23:22 u takoi vushtrriaseve.

    Gentiana Basholli u dallua me shtatë gola te Vushtrria. Gjashtë i kishte Burneta Rama, ndërsa nga tri i shënuan Kosovare Avdiu, Florentina Preniqi, Agnesa Hysa.

    Albulena Kelmendi i shënoi shtatë gola për Ferizajn, ndërsa gjashtë i kishte Meri Koneski. Shkurta Mehmeti i shënoi tri gola, derisa Mirjeta Dinolli e Elda Hoxha i kishin nga dy.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark