Në stadiumin “18 qershori” të Klinës u zhvilluan edhe 30 minutat e vazhdimeve të ndeshjes së barazhit mes Lirisë dhe Vushtrrisë, që nuk sollën fitues.
Fituesi u përcaktua nga penalltitë, shkruan Insajderi.
Vushtrria ka kaluar në finale të play – off’it për inkuadrim në Superligën e Kosovës.
Kjo është hera e 10-të që ndeshjet e barazhit në futbollin kosovar shkojnë në barazh.
Lexo edhe:
Labinot Osmani i Vushtrrisë ishte i pari që realizoi në stilin “panenka”.
Edhe Rroni Gashi nga Liria ishte i saktë nga penalltia (1-1). Leart Emini i Vushtrrisë poashtu e shndërroi në gol penalltinë (2-1). Rezultatin e barazoj Memaj (2-2). Halimi realizoi për (3-2).
Teksa, ishte Viktor Kuka ai që nuk arriti të realizonte për Lirinë e Prizrenit. Kujtim Pantina i Vushtrrisë ishte i saktë, i cili i çoi shifrat nën 4-2. Me Lorik Rodrin e Lirisë i cili nuk gaboi (4-3).
Penalltinë vendimtare e realizoi Daut Maxhuni (5-4)
Me këtë rezultat Vushtrria shkon në play- off, dhe do të përballet kundër vendit të tetë në Superligën e Kosovës.
/Insajderi.org