×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    VV del sërish me një video: Një herë na e shkatërroi Serbia, tash deshi LDK-ja 

    Insajderi
    09 February 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosë ka lansuar sot një tjetër video kundër opozitës.

    Kësaj radhe ka shënjestruar ekonomistët e LDK-së.

    Partia në pushtet ka akuzuar partinë opozitare për qasjen e saj në ekonomi.

    Ajo tha se LDK-ja po mburret me akademikët, derisa akuzoi për propozimet e kësaj partie për daljen nga kriza.

    VV thotë se propozimet e ekonomistëve të LDK-së po iu shërbejnë grupeve të interesit, tërheqjen e 30% të Trustit, si dhe uljen e tatimeve dhe rritjen e pagave.

    Lidhja Demokratike e Kosovës mburret me akademikët e saj. Për profesorët e doktorët në universitet publike dhe private. Vetëm për ekonomi ajo ka thuajse gjithë katedrën e kësaj fushe në UP. Por, cilat janë alternativat e tyre për ekonomi në këto dy vite? Propozimi për ta ulur e më pas hequr akcizën, dhe TVSH-në dhe naftën. Tërheqja e 30% të Trustit. Dhe, ulja e tatimeve e rritja e pagave. Këto pra ishin tri propozimet e tyre. E para, ajo për akcizën dhe TVSH-në e naftës, u shërben naftëtarëve ta rrisin marzhën e fitimit. Ne e vendosëm çmimin tavan, i cili uli çmimin për qytetarët”, thuhet në videon e VV-së.

    Vetëvendosje akuzon LDK-në se tentoi ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb.

    E dyta, ajo e tërheqjes së trustit, nuk ndihmon ata që kanë nevojë dhe shkatërron sistemin pensional që kemi. Njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshën deshtën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së. Dhe e treta, ajo e uljes së tatimeve dhe e rritjes së pagave, një propozim që nuk ka sens, një populizëm i pastër që as nuk merr mundin të tregoj se ku do të merren paratë”, thuhet në video.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark