VV dënon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Zvicër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV dënon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Zvicër

    Insajderi
    01 May 2016 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si tendencë për të barazuar gjenocidin serb në Kosovë me luftën çlirimtare në Kosovë, arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Zvicër, Albert S., pasi ndaj tij Serbia ka lëshuar fletarrest.

    “Policia zvicerane arrestoi ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Albert S., për ta ekstraduar në Serbi. Kjo u bë me kërkesë të Serbisë, shtet ky që ka bërë krime sistematike me gjithë aparatin shtetëror nëpër gjithë Ballkanin”, thuhet në reagim.

    Sipas VV-së, Kosova sot është shpallur shtet i pavarur dhe sovran dhe se për çdo shkelje eventuale, individuale, gjykimi duhet të bëhet në Kosovë, në vendin ku janë zhvilluar luftimet.

    “Prandaj, ekstradimi i ushtarëve të UÇK-së në Serbi është i padrejtë e i papranueshëm. ‘Drejtësia’ e shtetit të Serbisë, secilin nga ne e nxjerrë fajtor. Sepse luftuam për liri e bashkim e kombëtar, duke ia përmbysur kështu rendin kushtetues atij shteti fashist, dhe duke ia pamundësuar planet për shfarosjen e popullit shqiptar”, thuhet në fund të reagimit të tyre.

    Ndaj këtij arrestimi ka reaguar më herët edhe Ambasada e Kosovës në Bernë që ka kërkuar shpjegime, për rastin./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark