VV dhe AAK tash luftojnë për bajraktarizëm në opozitë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV dhe AAK tash luftojnë për bajraktarizëm në opozitë

    Insajderi
    15 April 2016 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krejt kjo ka ndodhur kur së fundmi, tri partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA, janë ndarë kur kanë nisur të flasin për krijimin e një liste të përbashkët politike, listë kjo së cilës do t’i printe Albin Kurti.

    E tash, kur Aleanca ka thirrur protestë me 14 maj, pas protestës së anuluar e të planifikuar të mbahej me 26 mars, thotë se është e turpshme që VV të bëjë thirrje për të mos dalë në protestë vetëm pse do që të jetë bajraktari i opozitës.

    “VV duhet të dalë në protestë. Është gabim që të bëhet thirrje të mos dilet në protestë e të veprohet sikurse veprojnë partitë në pushtet, vetëm pse AAK e ka thirrë protestën”, ka thënë Ardian Gjini, në emisionin Info Magazine.

    Gjini ka thënë se VV e kishte anuluar protestën e 26 marsit pa e paralajmëruar AAK-në.

    “Na kanë thirrë në orën 11:00 për të na lajmëruar se e kanë anuluar protestën”, ka thënë Gjini.

    Sipas Gjinit, populli nuk e dëshiron këtë qeverisje dhe kosovarët nuk janë popull që nuk dinë të protestojnë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark