×
  • Lajme
  • Lajme

    VV e pranon që s’mund të fitoj e vetme, në kërkim të “Koalicionit kundër Krimit”

    Insajderi
    01 December 2016 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë pas ndarjes së koalicionit me partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës dhe NISMA, ka përmendur faktin se në zgjedhjet e ardhshme nuk mund t’i fitoj e vetme.

    Kësisoj, sipas sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, partia që ai përfaqëson është në kërkim të koalicionit sipas tij të ndryshimit.

    Ai e ka quajtur “Koalicioni kundër krimit” pjesë e së cilës sipas Molliqajt mund të jetë të gjithë ata që janë kundër krimit.

    “Pjesë e këtij koalicioni mund të jenë të gjithë që janë kundër këtij sistemi të kriminalizuar”, ka thënë Molliqaj në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

    Ai nuk ka përjashtuar as prestarët e LDK-së që të jenë pjesë e këtij koalicioni, teksa ka përmendur edhe anëtarët e shoqërisë civile, pjesëtarë të organizatave jo qeveritare e deri tek anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

    Molliqaj ka thënë se bazuar në të dhënat nga terreni, VV-ja ka një rritje të ndjeshme të votuesve dhe mbështetjes popullore por që ndryshimi të ndodhë në vend nevojitet një koalicion.

    Por nuk ka harruar të përmend faktin se VV-ja duhet të jetë bartëse e këtij koalicioni, pasi sipas tij, VV-ja është edhe krijuese e kësaj platforme e cila siç duket do të fillojë të prezantohet në një të ardhme të afërt.

    Vetëvendosje kishte qenë pjesë e koalicioneve të tilla, ani pse paszgjedhore, në skenën politike të Kosovës.

    Kur ishin mbajtur zgjedhjet në vitin 2014, VV së bashku me LDK-në, NISMA-n dhe AAK-në kishin krijuar koalicionin opozitar, por që kishte dështuar kur LDK pranoi të bëhej pjesë e Qeverisë bashkë me PDK-në partinë që kishte fituar zgjedhjet.

    Pas kësaj ndarje, VV kishte bashkuar përsëri forcat me dy partitë e mbetura por që edhe ky koalicion u shkatërrua, siç u mor vesh më vonë, për shkak se nuk kanë arritur të pajtohen për listën zgjedhore dhe kush do ta drejtonte atë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark