×
  • Lajme
  • Insajderi

    VV i drejtohet Supremës, thonë se ka argumente të mjaftueshme për certifikimin e kandidatëve të tyre

    Insajderi
    27 January 2021 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Blerim Sallahu, ka shprehur bindjen se pesë kandidatët e saj për deputetë do të certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit nga Gjykata Supreme.

    Ai ka thënë se Supremja ka argumente të mjaftueshme për të certifikuar kandidatët e tyre.

    “Kodi Penal mbi të cilën i janë shqiptuar dënime kandidatëve tanë s’përbën asnjë efekt juridik, dhe ne besojmë që kandidatët tanë do të certifikohen duke ditur edhe profesionalizmin që ekziston në Gjykatën Supreme”, është shprehur ai, pas dorëzimit të vendimit të PZAP-së në Gjykatën Supreme.

    Sallahu  i pyetur për veprimet që do t’i ndërmarrin nëse nuk certifikohen kandidatët, ka thënë se nuk beson që një gjë e tillë të ndodh, pasi sipas tij, Supremja do të vendos në favor të tyre.

    Por, ai se ka përjashtuar mundësinë e dërgimin të vendimit në Kushtetuese për pezullim.

    Mes pesë kandidatëve nga VV-ja që nuk plotësojë kushtet për certifikim, është edhe lideri Albin Kurti. Të tjerët janë: Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Deni-Murtezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark