Insajderi
Lajme

VV-ja kërkon vota për Haskukën me fotografinë e Kurtit

Insajderi
13 October 2021 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VV-ja kërkon vota për Haskukën me fotografinë e Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditëve të fundit ka rritur angazhimin e tij në përkrahje të kandidatëve të partisë së tij për kryetarë komunash.

Ditë më parë ka vizituar Agim Bahtirin në Mitrovicë, derisa dje në profilin e tij zyrtar në ‘twitter’ ka bërë thirrje që të ndiqet kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia.

Ndërkohë figura e Kurtit po shfrytëzohet për fushatë edhe në Prizren.

Në një pjesë ku janë vendosur posterët e Mytaher Haskukës, është vendosur edhe një poster që mban mbishkrimin për të votuar Haskukën, derisa fotografia është e kryeministrit Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark