×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    VV-ja vjen me teori të re: Përgjimet janë të porositura për ta shpëlarë PDK-në nga Lista Serbe

    Insajderi
    11 July 2023 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, njëherësh edhe zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ngritur një teori pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve të bisedës ndërmjet shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusarit dhe ish-shefit të GP-së së Listës Serbe, Slavko Simiq.

    Sallahu, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se këto përgjime janë porositur nga opozita dhe “eksponentë medial” që ta “shpëlajnë” bashkëpunimin e PDK-së me Listën Serbe.

    “Simiq paska theksuar se “PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë”. Si është e mundur të thuhet dicka e tillë kur përfqësuesit e Listes Srpska bashkë me PDK-në dhe partitë opozitare kanë realizuar secilin dëshirë dhe qëllim për interesa tërësisht personale në dëm të shtetit të Kosovës”, deklaroi ai.

    “Kjo tregon saktë se keto audioincizime janë të porositura nga eksponent medial dhe opozitarë për ta shpërlarë sadopak PDK-në nga bashkëpunimi i ngushtë me Listên Srpska. Pra, PDK, mundohet të pastrohet përmes Listës Srpska”, tha ndër të tjera Sallahu.

    Reagimi i tij vjen pasi në pjesën e dytë të përgjimit të bisedës Kusari-Simiq, ky i fundit ia përcolli të parës mesazhin e Radojiçiqit, duke thënë se PDK-ja i ka shkaktuar më së shumti dëme. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark