×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    VV krenohet për shkarkimet me aleatët e saj në Komunën e Prishtinës: E kemi shumicën

    Insajderi
    09 June 2023 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka shkarkuar 20 aksionarë të 10 ndërmarrjeve publike komunale. Kjo u bë përmes bashkëpunimit mes LVV-së dhe AAK-së, dy partive opozitare në kryeqytet, të cilat e kishin thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme.

    Këtë veprim të dy partive, LDK e ka quajtur “puç”.

    Ndërsa sot, LVV e Prishtinës është mburrur me “fitoren” e shënuar gjatë ditës së djeshme dhe për shkarkimin e aksionarëve komunal, duke thënë se ndërmarrjet publike janë keqmenaxhuar nga LDK.

    “Dje, në një seancë të jashtëzakonshme, asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës votuan për shkarkimin e aksionarëve komunal të Ndërmarrjeve Publike Komunale. Përkundër kohës së mjaftueshme në dispozicion dhe bashkëpunimit të ofruar nga ana jonë, ish-aksionarët, anëtarë të LDK-së e PDK-së, nuk arritën të zbatojnë ligjshmërinë dhe dështuan të rrisin performacën e NPL-ve. Ajo me çfarë u ballafaquam prej emërimit të tyre në mars të vitit kaluar janë skandalet e shumta, keqmenaxhimi, emërime politike, punësime partiake e familjare dhe ngecje në shërbime”, thuhet në një reagim të saj.

    “Për më tepër, e për më keq, shumë ndërmarrje komunale tashmë janë pjesë e hetimeve të ndryshme nga ana e Prokurorisë dhe Policisë së shtetit. Nisur nga të gjitha këto, Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me asamblistë të subjekteve tjera të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, vlerësoi se ishte momenti i fundit që të veprohet dhe të stopohet degradimi i ndërmarrjeve publike komunale. Si rezultat i kësaj dje u shkarkuan aksionarët në fjalë”, thutet tutje.

    LVV ka njoftuar se në të njëjtën seancë janë emëruar aksionarët e rinj.

    “Gjithashtu, në të njëjtën seancë, me shumicë të votave të asamblistëve të Kryeqytetit u emëruan aksionarët e rinj komunal. Një pjesë e tyre janë asamblistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ata, asamblistët tanë, janë maksimalisht të përkushtuar e të vendosur për zhvillimin dhe përparimin e ndërmarrjeve publike komunale si pasuri e përbashkët e qytetarëve të Prishtinës. Si pjesë e shumicës së re në Kuvendin Komunal, jemi të gatshëm për bashkëpunim e përkrahje në realizimin e projekteve që kanë qëllim zhvillimin dhe përparimin e qytetit. Në anën tjetër zotohemi se, ashtu si deri më tani, nuk do të lejojmë veprime që dëmtojnë interesin publik të qytetit, pa marrë parasysh nga kush vijnë ato”, thuhet në fund.

    Në një intervistë për emisionin Pressing të T7, kryetari Lumir Abdixhiku ka thënë se partitë që organizuan marrjen e ndërmarrjeve publike përmes shumicës në Kuvendin Komunal, janë bërë bashkë nga një sekser, të cilit nuk ia ka thënë emrin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark