VV nuk sqaron nëse Kadaj-Bujupi kërkoi apo u ftua të aderonte në parti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV nuk sqaron nëse Kadaj-Bujupi kërkoi apo u ftua të aderonte në parti

    Insajderi
    17 April 2016 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarësimi i Donika Kadaj-Bujupit në Lëvizjen Vetëvendosje pa u bërë një muaj pas dorëheqjes nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është bërë e qartë nga partia e re e deputetes.

    Vetëvendosje nuk e ka sqaruar nëse ishin ata që e ftuan Kadaj-Bujupin të bëhej anëtare e partisë apo ishte ajo që kërkoi të aderonte në këtë parti.

    Frashër Krasniqi, zëdhënës i VV-së nuk i është përgjigjur pyetjes specifike të Insajderit, por ka theksuar se e gjitha qa është dashur të thuhet, është thënë në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.

    Por këtë nuk e ka sqaruar as Donika Kadaj-Bujupi  në fjalimin e saj para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, raporton Insajderi.

    Ajo ka thënë se e zgjodhi VV-në për hir të parimeve dhe ka qenë një zgjedhje mes paqes dhe drejtësisë.

    “Unë u përcaktova për drejtësinë dhe mu për këtë sot jam këtu në mesin tuaj”, ka thënë Kadaj-Bujupi gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, të mbajtur sot.

    Kadaj-Bujupi kishte dhënë dorëheqje nga AAK në fund të marsit pikërisht në kohën kur mosmarrëveshjet mes dy partive opozitare nisën të dalin në shesh.

    Atë kohë nuk e kishte përmendur vendimin e saj për të aderuar në VV por në vend të kësaj kishte thënë se po largohet nga AAK-ja për shkak të vendimeve të njëanshme në parti./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark