Insajderi
Insajderi

VV premton t’i ndalë veturat e llapjanëve në Vranjefc përmes një parkingu të madh

Insajderi
04 November 2021 - 14:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VV premton t’i ndalë veturat e llapjanëve në Vranjefc përmes një parkingu të madh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëvendosje ka bërë fushatë në lagjen e quajtur Kodra e Trimave, ku më në fund ka bërë një premtim që vlen të përmendet.

Nën udhëheqjen e Mefail Bajqinovci dhe në shoqërimin e kandidatit Arben Vitia, Vetëvendosje e ka premtuar një parking i madh për qytetarët që vijnë nga Llapi në Prishtinë në mënyrë që të ulej numri i veturave në rrugët qendrore në Prishtinë.

Nuk dihet nëse qytetarët llapjanë të cilët punojnë në qendër apo lagje tjera të Prishtinës do ta parkonin veturën në Vranjefc/Kodër Trimash.

VV kishte bërë bujë të madhe edhe me premtimin për Miss Gjyshen në Ferizaj, por kandidati i tyre kishte pësuar humbje.

“Në hyrje të qytetit nga ana e Podujevës do të ndërtohet një parking i madh, në mënyre që të ulet fluksi i veturave fillimisht në lagje e pastaj edhe në qytet.” – ka shkruar kjo parti politike.

Raporti i plotë:

Ndër lagjet më të mëdha e me rëndësi tejet të veçantë është Kodra e Trimave.

Në bashkëbisedim me banorët e lagjës, diskutuam  për problemet e tyre dhe zgjidhjet që programi ynë ofron për këtë lagje:

Në Kuadër të krijimit të hapësirave të gjelbëra në lagje do të ndërtohet një park i ri në Kodrën e Trimave.

Do të shtohet edhe të paktën një çerdhe.

Në hyrje të qytetit nga ana e Podujevës do të ndërtohet një parking i madh, në mënyre që të ulet fluksi i veturave fillimisht në lagje e pastaj edhe në qytet.

Nuk do të mbetet asnjë rrugë a hapësirë publike pa ndriçim. Dhe ato do të mirëmbahen vazhdimisht.

Brenda mandatit do të ndërtohet një qendër kulturore në Kodrën e Trimave.

Do të ndërtohet po ashtu një treg i vogël brenda lagjes


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark