×
  • Lajme
  • Insajderi

    VV pret që Besnik Mujeci ta dorëzojë mandatin e asamblistit

    Insajderi
    15 August 2023 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje sot e ka përjashtuar nga partia asamblistin, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge.

    Kryetari i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, tha në RTK, se përjashtimi i Mujecit nga VV, është një standard në skenën politike në Kosovë, pasi që ky i fundit dyshohet për vepra penale.

    Sveçla tha se pret nga Besnik Mujeci, të dorëzojë mandatin e tij që e ka në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe pas dorëheqjes së tij, do të zëvendësohet nga një asamblist tjetër i VV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark