×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Pushteti po frikësohet të dërgojë demarkacionin në Kuvend

    Insajderi
    23 May 2016 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicioni qeverisës i ka numrat e mjaftueshëm në Kuvend për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilën kërkohet vota e dy të tretave të deputetëve.

    Por, një gjë e tillë ende nuk dihet se kur do të ndodhë, ndonëse është kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian që kjo çështjet të përfundojë sa më shpejtë, në mënyrë që të ecet përpara me procesin e liberalizimit të vizave.

    Opozita konsideron se koalicioni qeverisës po frikësohet ta procedojë këtë çështje në Kuvend.

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë më 25 maj, por as në këtë seancë në rend dite nuk është paraparë të jetë ratifkimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

    Partitë e koalicionit qeverisës, ndonëse i kanë më shumë se 80 deputetë në Kuvend, nuk po e procedojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje

    Këtë hezitim, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e konsideron si frikë të koalicionit qeverisës, njofton Radio Kosova.

    “Ky koalicion e ka një shumicë parlamentare për të marrë vendime. Por ata gjithnjë janë frikësuar nga numrat, sepse shpeshherë nuk iu ka dalë llogaria ashtu sic kanë menduar. Edhe pa i penguar ata frikësohen nga vetë brenda koalicionit të tyre sepse ka deputetë që po deklarohen publikisht se janë kundër formës së tillë dhe demarkacioni ashtu siç është parashtruar nga komisioni”, tha Kollçaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark