Insajderi
Lajme

VV reagon ndaj “Shtabit të Milionerëve”

Insajderi
18 April 2016 - 18:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania e quajtur DRINI -e cila Express pretendon se është në pronësi të vëllait të deputetit të VV-së Rexhep Selimit- nuk është në pronësi të familjes Selimi, thotë Levizja Vetëvendosje përmes një reagimi.

Megjithatë, partia më e madhe opozitare shpjegon se kjo kompani kishte financuar njëherë VV-në në vitin 2012. Me një shumë, siç thonë ata, prej 100 eurove.

“Kjo kompani ka bërë donacion për VETËVENDOSJE!-n, një herë të vetme, në vitin 2012, në vlerë prej 100 euro dhe nga ky fakt nuk mund të pohohet që kjo kompani’ ka financuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!’”, thuhet në reagimin e VV-së.

VV i kërkon mediumit ‘Express’ që ta tërheq këtë lajm dhe të kërkoj falje, në të kundërtën thonë se do ta dërgojnë çështjen në Gjykatë.

Në dokumentarin e fundit të Gazetës Express, “Shtabi i milionerëve”, të transmetuar ditën e diel, thuhet se Kompania DRINI kishte financuar VV-në me shuma të konsiderueshme parash. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark