×
  • Lajme
  • Lajme

    VV shënon përvjetorin e themelimit, Kurti: 19 vjet përpjekje për të lënë gjurmë të thella në historinë politike

    Insajderi
    12 June 2024 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në 19 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se tërë këto vite kanë qenë përpjekje e angazhim, për të lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tonë.

    Ndërsa ka thënë se 19 vjetori Lëvizjen Vetëvendosje e gjen si subjektin më të madh në Republikën e Kosovës.

    “Sot, Lëvizja jonë mbush 19 vite që prej kur është themeluar. 19 vjet Lëvizje, 19 vjet ecje, 19 vjet përpjekje e angazhim për të lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tonë. Pa dyshim kjo ecje nuk ka qenë as e shkurtër as e lehtë, por bindjet tona të thella, qëndrimet e drejta, vizioni i qartë dhe me popullin në krah kanë bërë që lëvizja, progresi, rritja të jenë rezultati”, ka shkruar Kurti Në facebook.

    Postimi i plotë i Kurtit:

    19 vjet VETËVENDOSJE!

    Sot, Lëvizja jonë mbush 19 vite që prej kur është themeluar. 19 vjet Lëvizje, 19 vjet ecje, 19 vjet përpjekje e angazhim për të lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tonë. Pa dyshim kjo ecje nuk ka qenë as e shkurtër as e lehtë, por bindjet tona të thella, qëndrimet e drejta, vizioni i qartë dhe me popullin në krah kanë bërë që lëvizja, progresi, rritja të jenë rezultati.

    19 vjetori Lëvizjen VETËVENDOSJE! e gjen si subjektin më të madh në Republikën e Kosovës që po ashtu qeveris edhe me vendin në përputhje me orientimin tonë socialdemokrat.

    Në këtë 19 vjetor, sikurse çdo përvjetor tjetër, jam falënderues për popullin që na mbështet aq shumë sikurse i falënderoj 60 mijë e 500 anëtarët e aktivistët e Lëvizjes që nuk rreshtin duke punuar çdo ditë gjithandej vendit tonë.

    Urime!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark