×
  • Lajme
  • Lajme

    VV shfrytëzon situatën e naftëtarëve shqiptarë për të kritikuar qeverinë e Kosovës

    Insajderi
    21 May 2016 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në mbështetje të naftëtarëve në Shqipëri të cilët janë duke protestuar prej disa ditësh pasi nuk kanë marrë paga për rreth 10 muajve nga kompania ARMO.sha.

    Pikërisht këto kompani që kanë privatizuar ndërmarrjet shqiptare dhe jo vetëm, por edhe ato kosovare, shihen si problem për industrinë e dyja vendeve, thotë VV-ja.

    Përmes një komunikate Vetëvendosje është solidarizuar me punëtorët e naftës në Shqipëri, por në të njëjtën kohë ka kritikuar qeverinë e Kosovës për privatizimet e shpejta, duke thënë se “Qeveritë që nuk kanë në dorë sektorët strategjikë as mund të krijojnë vende pune, as rritje ekonomike, as politika që rimëkëmbin industrinë e prodhimin vendas qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë”.

    Ata e kanë krahasuar problemin e naftëtarëve në Shqipëri me atë të fabrikës së Ferronikelit në Drenas.

    “Këto ditë naftëtarët në Tiranë po protestojnë meqë prej 10 muajsh nuk kanë marrë pagat nga kompania e privatizuar ARMO.sha. Të njëjtin problem prej vitesh e kanë pasur dhe shumë punëtorë e ish punëtorë në Kosovë. Së fundi, në mënyrë të njëjtë po e pësojnë punëtorët e Ferronikelit në Drenas, në Kosovë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

    Aktualisht në Kosovë ende nuk ka zgjidhje për rastin e Ferronikelit të privatizuar e që ka ndërprerë prodhimin dhe po ashtu ka një tendencë për ta çuar Kombinatin Trepça drejtë privatizimit, të plotë ose pjesë të tij. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark