Lëvizja Vetëvendosje, partia që drejton kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje propagandistike ka bërë përpjekje që të ndreq imazhin e Qeverisë që drejton kreu i tyre.
Në videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se tashmë nuk emërohen ambasadorë në bazë të lidhjeve familjare dhe se s’ka më raste të skandaleve me rrahje e trafik narkotikësh.
Megjithatë partia në pushtet në videon propaganduese kanë fshehur një prej skandaleve më të mëdha të diplomacisë kosovare, rastin e ambasadorit Martin Berishaj i cili mbushi faqet e mediave sllovene si i dyshuar për përfshirje në shpëlarje parashë.
Shuma e cila është raportuar në mediat sllovene është 600 mijë euro. Vetë Berishaj i ka mohuar raportimet e tilla, derisa institucionet e Kosovës s’kanë ndërmarrë asnjë hap që do të çonte në shkarkimin nga detyra të ambasadorit deri në sqarimin e situatës.