Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica sot feston ditëlindjen.
Futbollisti vushtrrias sot mbush 25 vjet.
Me rastin e ditëlindjes së tij Rashicën nuk e ka harruar ish-klubi i tij gjerman, Werder Bremeni.
Klubi gjerman e ka uruar Milot Rashicën në këtë përvjetor të tij me disa fjalë.
“Urime dhe gjithë të mirat, raketë”, kanë shkruar klubi gjerman në faqen zyrtare.
Ylli i Kombëtares së Kosovës ishte pjesë e Werder Bremenit që nga viti 2018 për t’u larguar këtë verë në drejtim të Norwich Cityt në Premierligë.
Edhe këtë të fundit e kanë uruar Rashicën ditën e sotme për ditëlindjen e tij, duke e quajtur atë “Raketë”.