×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    WhatsApp ‘Business’ mbërrin në iOS

    Insajderi
    22 March 2019 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    WABetaInfo ka zbuluar aplikacionin në versionin Meksikan të App Store dhe përdoruesit kanë raportuar se është i disponueshëm edhe në Francë e Brazil.

    WhatsApp Business, një version ndaras i aplikacionit WhatsApp dizajnuar për bizneset që duan të komunikojnë me konsumatorin, është lançuar në iOS

    WABetaInfo ka zbuluar aplikacionin në versionin Meksikan të App Store dhe përdoruesit kanë raportuar se është i disponueshëm edhe në Francë e Brazil.

    WhatsApp Business për herë të parë mbërriti në Android në Janar të vitit të kaluar. Aplikacioni është shumë i rëndësishëm për Facebook sepse është një prej mënyrave sesi do të monetizohet platforma.

    Edhe pse bizneset mund të përgjigjen konsumatorëve falas, Facebook do ti tarifojë pas një periudhe. Vitin e kaluar ekzekutivi i WhatsApp tha se shërbimi do të fillonte gradualisht të tregon reklama në funksionin e historive “Status.”

    Përveçse bizneset mund tu kthejnë përgjigje konsumatorëve në mënyrë të drejtpërdrejtë, WhatsApp Business ka funksione të tjera të cilat u dedikohen kompanive si mesazhet përshëndetëse, mesazhet automatike apo tregojnë informacione si oraret e hapjes dhe adresat.

    Aplikacioni tashmë është i disponueshëm për një numër të kufizuar vendesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark