Insajderi
Biznes

WhatsApp dhe Facebook me sistem të ri për ruajtjen e privatësisë

Insajderi
05 April 2019 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aplikacionet,  Facebook dhe WhatsApp kanë paraqitur një sistem të ri të ruajtjes së privatësisë duke i lejuar përdoruesve kontrollimin e pjesëmarrjes në grupe.

Në uebsajtin e tyre, kompania tha se përdoruesit mund të përdorin këtë sistem prej javës tjetër të gjithë ata të cilët e posedojnë versionin e ri të aplikacionit.

Janë rrethë 200.000 përdorues te WhatsApp, prej tyre edhe politikan të cilët i përdorin grupet të flasin për tema politike, e disa prej tyre duke shprëndarë informata false kanë çuar vendin në kaos.

Faqet të tjera të mediave sociale kanë marrë masa të ngjashme. Facebook njoftoi kohët e fundit se do të vepronte për të zvogëluar përhapjen e informacionit të rremë në platformën e tij, duke bllokuar llogaritë e rreme dhe duke angazhuar organizata të jashtme të kontrollit të fakteve për të ndihmuar në moderimin e përmbajtjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark