Aplikacioni nuk do të funksionojë më nga Dhjetor i 2019-ës tek këto telefonë. Duke qenë se nuk do të vijojmë me zhvillimin në këto platforma, disa funksione mund të ndalojnë të punuari tha WhatsApp.
Sistemi operativ Windows Phone u lançua në Tetor të 2010-ës por në Janar të 2019-ës vetë Microsoft tha se nuk do të mbështesë duke këshilluar përdoruesit të blejnë telefonë iOS dhe Android.
Windows Phone asnjëherë nuk shënoi sukses përballë rivalëve dhe nuk ngjalli interesin e nevojshëm tek zhvilluesit e aplikacioneve.
WhatsApp gjithashtu do të tërheqë mbështetjen për versione 2.3.7 të WhatsApp nga 1 Shkurti i 2020-ës dhe për iOS 7.