Ky është një shqetësim serioz për disa arsye por lajmi i mirë është se do të ndryshojë.
Sajti WABetaInfo ka mësuar se aplikacioni shumë popullor i komunikimit do të shtojë një opsion të ri ku përdoruesit mund të kontrollojnë se kush mund ti shtojë e kush jo në grupe.
Opsioni do të shfaqet nën menunë Account > Privacy. Me këtë opsion mund të lejoni që në grupe WhatsApp tu shtojnë të gjithë, vetëm kontaktet dhe askush. Dy të parat janë të nevojshme ndërsa i treti është i veçantë.
Kjo sepse mund të bllokoni çdo ftesë grupi me përjashtim të atyre që merrni nga administratori i grupit në WhatsApp.
Ftesat do të jenë aktive për 72 orë. Më pas do të hiqen. Ky sistem do të aplikohet vetëm nëse keni aktivizuar vetëm për kontaktet tuaja por dikush tjetër jashtë listës së kontakteve që keni përpiqet tu shtojë.
Megjithatë edhe për funksionet e reja ka shqetësime. Imagjinoni sikur fëmijët tuaj kanë një llogari në WhatsApp dhe janë ngacmuar. Nën sistem aktuale njerëzit që i ngacmojnë mund ti ftojnë në grupe duke e përdorur si metodë ngacmimi.
Nuk dihet se kur do të mbërrijë funksioni por testuesit beta në iOS dhe Android të aplikacionit së shpejti do ta shohin. /PCWorld Albanian