Duhen edhe disa javë që Microsoft të festojë 1-vjetorin e hedhjes në treg të Windows 10, sistemi operativ që kompania e Bill Gates me mburrje thotë se po rritet me shpejtësi disa herë më të madhe se paraardhësit e tij.
Aktualisht ky sistem, sipas asaj që publikon Microsoft, është i instaluar në mbi 350 milionë pajisje dhe vazhdon të rritet dita-ditës.
Ajo që ka kontribuar në këtë rritje është edhe fakti që është ofruar falas për të gjithë ata që kanë patur të instaluar një sistem Windows, pavarësisht nëse ishte pirat apo i blerë.
Dhe kjo ofertë do të vazhdojë edhe për një muaj, pasi më 2 korrik, Microsoft ka njoftuar hedhjen e përditësimit të parë për Windows 10. Bëhet fjalë për Windows 10 Anniversary, që premton shumë risi.
Risitë më të mëdha janë përqendruar tek siguria. Përditësimi do të pësojë Windows Defender dhe shfletuese Microsoft Edge.
Përmirësim do të ketë edhe për asistentin vokal, Cortana, që pritet të bëhet më praktike dhe të zgjerojë listën e komandave që mund të marrë me zë.
Risi është Windows Ink, që do të mundësojë për këdo që të shkruajë mbi një ekran touch me një stilolaps, njësoj si të shkruante në një fletë, shkruan TCH.
“Jemi gati të festojmë 1-vjetorin e Windows 10 me klientët tanë që e kanë instaluar atë në më shumë se 350 milionë pajisje. Nga 2 gushti do të ofrojmë Windows 10 Anniversary Update, një përditësim që sjell me vetë shumë risi, që nga përmirësimi i sigurisë dhe ofrimi i shërbimeve që na lehtësojnë jetën, si Ink dhe Cortana”, deklaron Evita Barra, drejtore e divizionit Windows në Microsoft.