×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    WIZZ AIR NIS RRUGË TË REJA NGA PRISHTINA DREJT EURO AEROPORTIT

    Insajderi
    22 November 2018 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Wizz Air, linja ajrore më e shpejtë në rritje në Evropë dhe bartësi kryesor me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, këtë javë filloi të operojë një rrugë të re nga Prishtina në Basel-Mulhouse-Freiburg – tre fluturime në javë, të martën, të enjten dhe të shtunën. Vendet në këtë destinacion mund të rezervohen në wizzair.com ose nëpërmjet aplikacionit celular WIZZ duke filluar nga 19.99 EURO, i cili përfshin një çantë pa pagesë me dimensione 40x30x20cm.

    Vizitoni Evropën Qendrore dhe Perëndimore me Wizz Air nga Kosova sikurse kurrë më parë. Tani ju mund të përjetoni jetën e bukur të multikulturës në Euro Aeroport në Basel-Mulhouse-Freiburg ose të shëtisni rrugëve të një nga qyteteve më të bukura gjermane.

    Wizz Air tani ofron një total prej 5 rrugësh me çmim të ulët, në 4 vende nga aeroporti i Prishtinës, duke ofruar akses të përballueshëm për të gjithë llojet e udhëtarëve anembanë Evropës.

    Fluturimi i parë i Wizz Air në Prishtinë, u ngrit në 2015 dhe që atëherë kompania ka transportuar mbi 109.000 pasagjerë. Në dhjetë muajt e parë të vitit 2018, WIZZ ka transportuar pothuajse 62,000 udhëtarë në rrugët e saj me çmime të ulëta nga dhe drejt Kosovës, që paraqet rritje prej 159% rritje vit pas viti.

    Në javën e parë, 900 udhëtarë udhëtuan me shërbimin e  ri që lidh Kosovën me Euro Aeroportin e vendosur në kufirin e tre vendeve, Francë, Gjermani dhe Zvicër.

     

    RRUGËT E REJA TË WIZZ AIR NGA PRISHTINA

     

    Destination Days Started Fares From*
     

    Basel-Mulhouse-Freiburg Euro Airport

     

    E martë, E enjte, E shtunë 20 Nëntor EUR 19.99

     

    Tamara Vallois, Udhëheqëse e Komunikimeve në Wizz Air, tha: “Ne jemi më se të lumtur të zgjerojmë rrjetin tonë perëndimor nga dita në ditë për udhëtarët tanë kosovarë. Me aksesin e r në tre vende të mëdha evropiane, ne lehtësojmë turizmin, biznesin, si dhe udhëtimin akademik për klientët tanë kosovarë. Faktorët e ngarkesës së lartë në fluturimet tona në javën e pare, tashmë nënvizojnë kërkesën dhe popullaritetin e këtij shërbimi të shumëpritur. Me një rrugë të re nga Kosova në Dortmund ende për të filluar në dhjetor të këtij viti, Wizz Air do të nisë tre rrugë të reja nga Kosova në 2018.. Stafi ynë ju mirëpret në një fluturim WIZZ! “

    Rreth Wizz Air.

    Wizz Air është kompania  më e madhe ajrore në Evropën Lindore dhe Qendrore që aplikon tarifa të ulëta fluturimi.

    Flota ajrore e saj përfshin 105 njësi ajrore të tipit Airbus A320 dhe Airbus A321.

    Wizz Air fluturon drejt 600 drejtimeve nga 26 baza ajrore.

    Wizz Air shërben si pikë lidhëse për 143 destinacione nga 44 vende të ndryshme.

    Nën ombrellën e Wizz Air, operon një ekip prej pothuajse 4000 profesionistësh të shërbimit të aviacionit të cilët mundësojnë dhënien e një shërbimi superior dhe cmimeve vërtet të ulëta.

    Wizz Air është një kompani e listuar në Bursën e Londrës nën kodin Wizz dhe në të gjithë treguesit e tjerë të  FTSE 250 apo FTSE All-Share. Wizz Air është pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), dhe Auditit Për Sigurinë Operacionale (IOSA), një pikë referimi globale e rëndësishme në vlerësimin e sigurisë ajrore.

    Së fundmi, kompania u nderua me çmimin e Linjës Ajrore Të Vitit për vitin 2017 nga Aviation 100, një publikim prestigjioz vjetor që vlelrëson performuesit më të shkëlqyer të vitit në industrinë e hapësirës ajrore.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark