×
  • Showbiz
  • Show

    Wow “Diss-at” nuk kanë të ndalur! Rina Balaj e “thumbon” keq ish të dashurin

    Insajderi
    05 August 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rina është aktualisht personi më i përfolur në mediat sociale pas dramës së saj me ish-in SinBoy.

    Kohët e fundit, u tha se ajo dhe reperi i dhanë fund lidhjes së tyre. Madje u raportua se reperi ka nisur një lidhje të re. Këto dyshime u përforcuan me një video që ai publikoi në TikTok, ku shihej me një vajzë bionde duke bërë një kërcim për këngën e tij të re.

    Çfarë bëri Rina?

    Epo ajo rikrijoi të njëjtën video me të njëjtin kërcim e të njëjtën këngë.

    Komentet ishin me mijëra. Disa i kërkojnë bashkëpunim me Mozzik, të tjerë e cilësojnë toksike.

    Ajo e ktheu trendin në viral me shumë vajza që po rikrijojnë video prej saj. Sakaq, lidhur me gjithë situatën Rina ka dhënë një përgjigje indirekte dhe e lidh me shenjën e saj të horoskopit.

    Ajo ka ndarë në Instagram një shprehje ku thuhet: “Ujori e urren kur njerëzit përpiqen të testojnë sa gangsta janë. Ne jemi të heshtur për një arsye, mos na bëni t’ju tregojmë pse”.

    Rina Balaj-instagram

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark