Barcelona do të startojë në ditët e ardhshme fazën përgatitore në SHBA me klubin që po përgatitet për udhëtimin në të cilin do të mungojë tekniku i skuadrës, Xavi Hernandez për shkak të disa problemeve me pasaportën e tij.
Ka qenë vetë klubi katalanas që ka bërë gjithçka publike duke sqaruar se këto probleme vinë si pasoj e disa çështjeve administrative të cilat klubi është duke i zgjidhur.
Skuadra do të udhëtojë kështu drejt Amerikës pa teknikun e tyre, me Çavin që do të bashkohet vetëm pas zgjidhjes së problemit me autoritetet spanjolle.