Barcelona pësoi një humbje të bujshëm në shtëpi nga Cadiz mbrëmjen e së hënës.
Për andaluzianët ishte një mbrëmje historike, të cilët fitojnë për herë të parë në historinë e tyre në Camp Nou. Një tjetër zhgënjim i Barcelonës të cilët dalin me kokën poshtë për të dytën herë radhazi në fushën e tyre dhe përballë të gjithë tifozerisë katalanase.
Xavi është parë i shqetësuar pas kësaj humbjeje derisa ka thënë se me këtë edhe I kanë thënë lamtumirë La Ligas.
“Topi nuk donte të hynte në rrjetë, dhe nuk hyri. Krijuam shumë raste, por Cadiz është shumë mirë i organizuar në repartin defensiv, ju mund ta shihni se trajneri i këtij ekipi, Sergio, punon shumë mirë në këtë pjesë.
Ne nuk u treguam konkret me rastet e fituara dhe të ofruara, por pasi ata shënuan, filluan të ulnin ritmin dhe të mbroheshin. Java përfundoi, ishte një javë e keqe për ne. Duhet të ndryshojmë qëndrim sa më shpejt të jetë e mundur sepse në të kundërt do t’i komplikojmë vetes një sezon të shkëlqyer.
Skuadra nuk reagoi mirë pas humbjes, ata ishin shumë të zemëruar. Unë u thash të ngrejnë kokën lart dhe të punojnë shumë, pasi ata i kanë të gjitha cilësitë e duhura”, kështu është shprehur Xavi pas humbjes ndaj Cadiz.