Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, tha se sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele është një lojtar i rilindur pasi francezi shënoi dy herë në barazimin 2:2 kundër Juventusit në SHBA, ka njoftuar të premten Reuters.
Dembele fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t, përpara se ta shënojë edhe golin e dytë pesë minuta më vonë.
Duke folur pas ndeshjes, Xavi lavdëroi 25-vjeçarin, i cili ka pasur telashe me lëndimet prejse iu bashkua Barcelonës në vitin 2017.
Xavi insistoi se Dembele ka treguar një përmirësim të dukshëm në tetë muaj që kur ai mori drejtimin e Barcelonas në nëntor të vitit të kaluar.
“Ai ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë. Ai është i veçantë. Nuk ka shumë të tillë. Ai na jep shumë me mënyrën se si luajmë. Jo të gjithë kanë aftësinë për të bërë një ndryshim në botën e futbollit dhe ai e bën. Ai është i përfshirë dhe po e tregon këtë. Unë nuk e njoh Dembelen e para nëntorit, nuk e njoh atë. Jam shumë i lumtur me të”, ka thënë Xavi.