×
  • Sport
  • Sport

    Xavi i zhgënjyer me Dembelen: Na ka thënë se dëshiron të largohet

    Insajderi
    02 August 2023 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pranuar se ka mbetur tejet i zhgënjyer me francezin Ousmane Dembele.

    Në një intervistë të mërkurën, Xavi ka konfirmuar se Dembele dëshiron t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë kësaj vere. Ai ka thënë se ditëve në vijim pritet që Dembele ta kompletojë transferimin e tij nga Barcelona te Parisi.

    “Dembele na ka thënë se dëshiron të largohet dhe unë jam i zhgënjyer me të. Ai ka një ofertë të mirë nga Parisi dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë në këtë aspekt”, ka pranuar Xavi.

    Parisi ka vendosur ta paguajë klauzolën e lirimit të sulmuesit të krahut, i cili pati paraqitje të mira edicionin e shkuar te Barcelona.

    26-vjeçari shënoi 8 gola dhe bërë 9 asistime në të gjitha garat për Barçën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi. Kontrata e tij me ekipin spanjoll i skadon në vitin e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark