×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Xavi trondit me deklaratën: Të jesh trajner i Barcelonës është…

    Insajderi
    28 January 2024 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas humbjes së rëndë me rezultat 5-3 ndaj Villarrealit, trajneri i Barcelonës, Xavi komunikoi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit

    Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit nga Athletic Bilbao, pas ‘shkatërrimit’ nga Real Madridi në finale të Superkupës, Xavi ka thënë se vendimi i tij është për të mirën e klubit.

    Ndjenja e të qenurit trajner i Barcelonës është shumë mizore, e pakëndshme, duket sikur njerëzit nuk shfaqin respekt ndaj teje. Është e tmerrshme për shëndetin mendor, për moralin tënd. Ju vini në një pikë kur mendoni se nuk ka arsye për të vazhduar më”, u shpreh Xavi.

    Mendoj se klubit i duhet një ndryshim i dinamikave, pasi dinamika tani është shumë negative. Jam optimist më shumë se kurrë me ndryshimin e kësaj dinamike, ne do të luftojmë për La Liga, do të jetë shumë e vështirë, por do të luftojmë”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark