Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili garon për mandatin e dytë për të parin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka takuar gratë ndërmarrëse në këtë komunë.
Tahiri tha se në planin qeverisës të tyre kanë paraparë 0 taksë komunale dhe 0 tatim për bizneset që punësojnë gra dhe të rinj.
“Në planin tonë qeverisës parashohim 0 taksë komunale si dhe 0 tatim në pronë për bizneset që punësojnë 40% gra dhe 40% të rinj nën moshën 25 vjeç”, tha kryetari i Vushtrrisë.
E gjitha kjo sipas tij do të bëhët me qëllim të rritjes së punësimit të grave dhe të rinjve.